Ardian Kozniku tregon se çfarë iu tha Franjo Tuxhman në një moment! A e dinte se është i Kosovës?

Futboll

Ardian Kozniku tregon se çfarë iu tha Franjo Tuxhman në një moment! A e dinte se është i Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2020 Në ora: 17:31
Ardian Kozniku i pari mjatas ulur, ndërsa Tuxhman në mes të futbollistëve

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, si sot i kujtohet kur presidenti i Kroacisë në vitin 1998, Franjo Tuxhman, e kishte vizituar kombëtaren e Kroacisë, para ndeshjes gjysmëfinale në Kampionatin Botëror -  “France 98”.

Ishte një moment i paharrueshëm dhe emocionues kur u takuan me Tuxhmanin.

Kozniku me Kroacinë fituan medaljen e bronztë në atëkohë.

Image

Ai kujton edhe disa fjalë te të ndjerit, Tuxhmani, se çfarë iu kishte thënë.

“Na keni zbardhur fytyrën si shtet dhe e keni përkrahjen e popullit dhe të shtetit kroat, uroj sukses”, kështu na tha Tuxhmani. Franjo Tuxhman kishte njohuri të mira për Koznikun, se është nga Kosova sepse e njihte nga koha kur kishte luajtur në Hajduk të Splitit. Tuxhmani kishte respekt të veçantë për Koznikun. Kozniku është shqiptari i parë që ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat