Roma synon ta vazhdojë huazimin e Mkhitaryan

Futboll

Roma synon ta vazhdojë huazimin e Mkhitaryan

Më: 9 prill 2020 Në ora: 22:09
Mkhitaryan

Roma nuk është e gatshme të heq dorë nga shërbimet e Mkhitaryan.

Henrikh Mkhitaryan ka fituar pëlqimin e bordit drejtues së skuadrës së Romës, dhe planet nuk janë që ai të largohet nga ‘Stadio Olimpico’.

Romakët nuk janë gati të paguajnë 25 milionë euro për kartonin e lojtarit, kështuqë ata duan të vazhdojnë ta kenë lojtarin si të huazuar nga Arsenal.

31 vjeçari u huazua për 3 milionë gjatë verës së kaluar dhe bëri 17 paraqitje me Romën, duke kontribuuar në gjashtë gola dhe katër asistime.

Ai pati disa probleme me lëndimet, arsye për të cilën Roma nuk janë gati që të paguajnë 25 milionët.

‘Giallorossi’ tasMkhitaryanhmë synojnë të bindin agjentin Mino Raiola për vazhdimin e huazimit deri në qershor të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat