Kriza e COVID-19: Ish klubi i Modric, Lovren e Corluka drejt falimentimit

Futboll

Kriza e COVID-19: Ish klubi i Modric, Lovren e Corluka drejt falimentimit

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:06
Ilustrim

Një nga klubet më të famshme në futbollin kroat, Inter Zapresic është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë.

Konkretisht, skuadra po fillon të “copëtohet”, pasi një grup njerëzish rreth biznesmenit Velibor Kvrigic, i cili investoi në klub këtë dimër, njoftuan se po largohen nga Inter, dhe nuk do të financonin më.

Me këtë situatë, Inter po kalon ditë jo të lehta, që sigurisht kanë pasojë përhapjen e COVID-19.

Do të jetë shumë e vështirë të gjenden investitorë të rinj. Ky kolaps do të vazhdojë për dy apo tre muaj, dhe më e keqja mund të vijë në fund, duke çuar në falimentimin e klubit.

Për Inter Zapresic kanë luajtur emra të mëdhenj të futbollit, si Luka Modric, Ilija Nestorovksi, Dejan Lovren, Vedran Corluka dhe Eduardo da Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat