Ibrahimovic fillon stërvitjet, por me një tjetër klub

Futboll

Ibrahimovic fillon stërvitjet, por me një tjetër klub

Më: 10 prill 2020 Në ora: 11:19
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është duke u përgatitur për të vazhduar sezonin, i cili është ndërprerë shkaku i COVID-19.

Ylli suedez ka filluar të stërvitet në Stokholm, me lojtarët e Hammarby..

“Ibrahimovic thirri dhe pyeti nëse mund të bashkohet në stërvitje”, ka zbuluar presidenti i klubit, Richard von Yxkull.

Në fund të vitit të kaluar, Zlatan hyri në klub si pronar i 25 për qind të aksioneve.

Kontrata e Ibrahimovic me Milan përfundon në fund të këtij sezoni, dhe sipas medieve në Itali, largimi i tij është i sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat