Në vitin 1992 është një nga vitet më të paharrueshme për legjendën e futbollit të Kosovës Ardian Kozniku, që atëkohë luante për Hajdukun e Splitit dhe në Kampionatin e parë kroat pas ndarjes nga ish Jugosllavia.
Në një ndeshje si mysafirë në vitin 1992, Hajduku si mysafir i Zarës, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte, pasi që nuk kishte pak minuta që u larguan futbollistët nga fusha bien disa bomba aty! Bomba u hodhën nga artileria e ushtrisë ish jugosllave dhe serbe.
Ky ishte një krim i madh i ushtrisë ish jugosllave dhe serbe, e cila sulmoi edhe stadiumin.
Ardian Kozniku me shokë shumë shpejt e shpejt largohen nga aty edhe hipin me anije të shpejt, fatmirësisht falë zgjuarsisë së drejtuesve të Hajdukut, i shpëtuan më të keqes, vdekjes nga sulmet e ushtrisë pushtuese serbe.