Ramsey: Ja pse zgjodha Juventusin - Bota Sot
Ramsey: Ja pse zgjodha Juventusin

Futboll

Ramsey: Ja pse zgjodha Juventusin

Më: 11 prill 2020 Në ora: 13:01
Ramsey: Ja pse zgjodha Juventusin

Aaron Ramsey përshëndeti Cristiano Ronaldon dhe tha se shoku i tij i skuadrës është "i pabesueshëm". Portugezi po shijonte një sezon tjetër yjor, duke shënuar 25 gola në 32 ndeshje te Juventusi,  para se garat të pezulloheshin për shkak të pandemisë së “Coronavirus”. Ramsey mbërriti në Torino përpara këtij sezoni. Mesfushori uellsian ishte plot lëvdata për CR7: 

“Ai është një sportist i jashtëzakonshëm. Atë e ke të parin në palestër, të parin në fushë. Ronaldo është një fitues i lindur, dëshiron të fitojë çdo ndeshje të vetme, çdo lojë kontrolli në stërvitje, çfarëdo qoftë ajo. Pastaj e sheh duke praktikuar goditjet e tij të lira dhe gjëra të tilla si ato. Ju nuk keni nevojë që unë t'ju them sa i mirë është. Cristiano është i pabesueshëm, një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit”.

Ramsey, 29 vjeç, vendosi të bashkohet me Juven pasi u largua nga Arsenali, ku fitoi tre “FA Cup”. Ndërkombëtari i Uellsit tha se dëshira e tij për më shumë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, qëndron pas kësaj lëvizjeje: “Zgjodha Juventusin, një klub kaq të madh, një nga më të mëdhenjtë në Europë. Në fakt, ka pasur edhe klube të tjera të interesuara për mua. Thjesht u ndjeva më i kërkuar nga ata, u josha nga historia dhe lojtarët që Juventusi ka.

Vitet e fundit ka bërë vërtet mirë në Ligën e Kampionëve, ka trokitur në derë të trofeut, kështu që unë dua ta ndihmoj skuadrën për ta fituar atë. Në Serie A, Juve është fitues serial, trofe pas trofeu. Kjo është gjëja tjetër, që kam dashur të arrij: të shkoj diku dhe të garoj çdo sezon të vetëm për dy, tre, katër trofe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat