Pogba largohet nga Manchester Utd?

Futboll

Pogba largohet nga Manchester Utd?

Më: 11 prill 2020 Në ora: 14:06
Pogba largohet nga Manchester Utd?

Raportohet se Juventusi është duke punuar për të risjellë në Torino mesfushorin francez Paul Pogba.

Sipas ekspertit të transferimeve, Nicolo Schira, Pogba dëshiron largimin nga Manchester Unitedi dhe Juventusi ende është zgjedhja e tij e parë.

E sipas tij “Zonja e Vjetër” është duke biseduar me agjentin e francezit, Mino Raiolan, për një rikthim të yllit të Unitedit.

Francezi nuk ka pasur formë të mirë këtë edicion edhe për shkak të lëndimeve, duke bërë vetëm tetë paraqitje për “Djajtë e Kuq”.

E gjithashtu edhe roli i tij te klubi anglez është rrezikuar me transferimin e portugezit, Bruno Fernandes.

Interesim për shërbimet e Pogbas ka shprehur edhe Real Madridi, por siç qëndron situata Juventusi duket se është opsioni real.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat