Lautaro qëndron në Inter?

Futboll

Lautaro qëndron në Inter?

Më: 11 prill 2020 Në ora: 14:35
Lautaro qëndron në Inter?

Javier Zanetti beson se Lautaro Martinez do të qëndrojë te Interi, përkundër interesimit të madh nga klubet evropiane.

Barcelona është skuadra që po i prinë garës për sulmuesin argjentinas, derisa Goal.com raporton se lojtari do të fitojë dhjetë milionë euro në Camp Nou.

Sidoqoftë, zëvendëspresidenti i Nerazzurëve ka thënë se Lautaro do të qëndrojë në Giuseppe Meaza edhe pas interesimit të madh të Blaugranasëve.

“Te Interi unë e shoh atë të lumtur, ai identifikohet me klubin”, ka thënë Zanetti për ESPN.

“Ne besojmë në të. E ardhmja e tij është te Interi. Nuk mendoj se ai do të largohet nga klubi edhe për disa vite”, ka shtuar më tej ai.

Barcelona është e gatshme që të ofrojë Antoine Griezmannin në marrëveshje, vetëm që të transferojë Lautaron në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat