Balde flet si tifoz

Futboll

Balde flet si tifoz

Më: 11 prill 2020 Në ora: 14:46
Balde flet si tifoz

Keita Balde ishte pjesë e Interit për një sezon, ku u huazua nga Monaco në Milano në verën e vitit 2018. Sulmuesi nuk e ka fshehur asnjëherë që është tifoz i zikaltërve dhe së fundmi është rikthyer të flasë për ta në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

“Si Interi, ashtu edhe Lazio duken mirë, sidomos Lazio. Ishin në formë të shkëlqyer dhe të vjen keq që tani futbolli është ndalur.

Është klub ku kam luajtur për shumë vite dhe e kam në zemër. Interi pastaj është ekipi që kam mbështetur që kur kam qenë fëmijë.

Luajta pak për ta, por ishte periudhë intensive. Conte? Është e gabuar të mendosh që me ardhjen e Contes do rregullohet çdo gjë si me magji. Gjithçka do kohë, por e rëndësishme është që Inter duket në rrugën e duhur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat