De Rossi: Nuk ishte zgjedhja ime të largohem nga Roma

Futboll

De Rossi: Nuk ishte zgjedhja ime të largohem nga Roma

Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:58
De Rossi

De Rossi ka zbuluar detaje interesante rreth largimit të tij nga Roma.

Legjenda e skuadrës së Romës, Daniele De Rossi, largohej nga skuadra e Romës pikërisht në fundin e karrierës së tij.

De Rossi i dha fund karrierës së tij sa ishte pjesë e skuadrës së Boca Juniors, por kjo nuk ka qenë zgjedhja e tij.

“Është e rrallë të luhet për 20 vite në një skuadër, kështu që rrugëtimi im ka qenë paksa i pazakonshëm”, ka thënë De Rossi.

“Nuk mund të ëndërroj të bëj diçka të tillë nëse bëhem trajner, sepse nuk ka ndonjë punë që zgjatë aq shumë. Do të doja të jem trajner i Romës, por fillimisht duhet të kaloj në disa procese tjera”, ka shtuar italiani.

“Nuk ishte zgjedhja ime të largohem nga Roma, por unë vendosa se kur largohem nga futbolli. Ishin dy vendime që nuk doja t’i bëja”, ka shtuar ndër të tjerash De Rossi.

De Rossi u pensionua gjatë këtij viti, pas ‘një jete’ me ‘Giallorossi’ dhe një aventure me Boca Juniors në Argjentinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat