Ky do të jetë largimi i parë nga Barcelona në merkaton e verës!

Futboll

Ky do të jetë largimi i parë nga Barcelona në merkaton e verës!

Më: 14 prill 2020 Në ora: 13:16
Ky do të jetë largimi i parë nga Barcelona në merkaton e verës!

Ky do të jetë largimi i parë nga Barcelona në merkaton e verës!

Barcelona pritet të bëjë disa ndryshime në merkaton e verës, sidomos në mbrojtje. Emri i parë që konfirmohet se do të largohet është Nelson Semedo.

“Marca” raporton ditën e sotme se portugezi do të ndajë rrugët me katalanasit pas 3 vitesh. Mbrojtësi pritet të kalojë në Premier League, ku janë disa ekipe që interesohen për të.

Semedo është pjesë e Barçës që nga vera e vitit 2017, kohë kur u mor nga Benfica për plot 35 milionë euro. Pavarësisht se erdhi me shumë bujë, portugezi nuk arriti të kishte impaktin e duhur në “Camp Nou”, gjatë këtyre tre viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat