Juve-Dybala, deri kur?

Futboll

Juve-Dybala, deri kur?

Më: 16 prill 2020 Në ora: 17:14
Juve – Dybala, deri kur?

Sulmuesi argjentinas pritet ta vazhdojë kontratën në një të ardhme të afërt me gjigantin italian

Paulo Dybala duket se do ta ketë një të ardhme afatgjate në Juventus. “Bianconeri” janë afër arritjes së marrëveshjes së vazhdimit të kontratës me sulmuesin argjentinas.

Palët po mendojnë ta vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2025. Për këtë siguron mediumi italian “Sportmediaset”.

Ish-futbollisti i Palermos ishte pranë largimit nga Torino vitin e kaluar, për t’u transferuar në Tottenham. Por, në fund ai vendosi të qëndronte dhe trajneri Maurizio Sarri është mjaft i kënaqur me paraqitjet e tij.

Prandaj, Dybalën pritet të shohim edhe disa vite në fanellën Bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat