Arteta bisedon me lojtarët – marrëveshja për reduktimin e pagave tek Arsenal është afër

Futboll

Arteta bisedon me lojtarët – marrëveshja për reduktimin e pagave tek Arsenal është afër

Më: 16 prill 2020 Në ora: 23:26
Arsenal

Lojtarët e Arsenal janë afër që të arrijnë një marrëveshje me drejtuesit e skuadrës.

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që kriza ekonomike të rrezikojë skuadrat e futbollit dhe jovetëm.

Arsenal është një nga klubet që për të shmangur dëmtimet e mëdha po synon që të reduktojë pagat e lojtarëve.

Gjatë së hënës, lojtarët kishin votuar kundër propozimit prë një reduktim prej 12.5 %, për 12 muaj.

Mbrëmë, trajneri Mikel Arteta ka biseduar me lojtarët dhe sot thuhet se marrëveshja tashmë është afër.

Ky lajm vjen pak kohë pasi është bërë e ditur se edhe 12 anëtarët e bordit drejtues do të heqin dorë nga më shumë se 1/3 e pagës, gjatë 12 muajve të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat