Futbollistët duhet të zbresin në fushë me maska

Futboll

Futbollistët duhet të zbresin në fushë me maska

Më: 18 prill 2020 Në ora: 13:17
Futbollistët duhet të zbresin në fushë me maska

Belgjika ishte shteti i parë që zyrtarizoi përfundimin e kampionatit të futbollit, duke shpallur kampione skuadrën e Club Brugge, vendim që nuk është miratuar ende nga UEFA dhe nga Belgjika vjen nja propozim shumë interesant  sesi mund të bëhet i mundur rifillimi i kompeticioneve futbollistike, në këtë kohë që pandemia e koronavirusit sa vjen e shtohet.

Marco Van Ranst virologu i njohur belg i është kthyer temës së futbollit në një intervistë. Ky i fundit pasi i kishte kërkuar Federatës Belge të ndalonte kampionatin, tashmë i ka dhënë disa këshilla UEFA-s, mbi mundësitë që ekzistojnë për të nisur kampionatet.

Sipas tij futbollistët duhet të zbresin në fushë me maska dhe dorashka siç ka ndodhur në Nikaragua.

“Nuk po flas për maskat që përdorin kirurgët, që janë krejtësisht të papërshtatshme. Ka në treg plot të përshtatshme, siç janë ato kundër ndotjes, që mund të përdoren edhe nga çiklistët dhe ata që ushtrojnë futbollin amerikan. Ato janë të rehatshme dhe do të rrinin mirë”, mbyll virologu Van Ranst.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat