Kur do të luhet Maqedoni e Veriut – Kosovë? - Bota Sot
Kur do të luhet Maqedoni e Veriut – Kosovë?

Futboll

Kur do të luhet Maqedoni e Veriut – Kosovë?

Më: 22 prill 2020 Në ora: 13:21
Kur do të luhet Maqedoni e Veriut – Kosovë?

Ndeshjet play-off për të përcaktuar ekipet e fundit për Kampionatin Evropian mund të zhvillohen në tetor dhe nëntor, sipas të parit të Federatës së Futbollit të Irlandës (FAI) Gary Owens.

Pandemia e koronavirusit çoi në shtyrjen e Euro 2020 për 12 muaj, me ndeshjet play-off që ishin planifikuar për muajin mars që gjithashtu u anuluan, përfshirë takimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Pa një datë të konfirmuar se kur do të kthehet futbolli ndërkombëtar, mbetet të shihet kur do të zhvillohen ato ndeshje.

UEFA mbajti një video-konferencë me shoqatat e saj përmes video-konferencës të martën, me shefin e FAI, Owens duke ofruar një detaj se kur ndeshjet play-off mund të luhen.

Owens i tha FAI TV: “Ka pasur një lëvizje të vogël në atë [datat e play-off]. Fillimisht, ne kemi menduar se mund të jetë nëntori, por tani duket se gjysmëfinalja është opsioni i preferuar në tetor”.

“Ata nuk duan të kenë ndeshjen gjysmëfinale dhe finale të play-off brenda një muaji. Duket se ndeshjet e Ligës së Kombeve do të jenë në shtator dhe tetor, me play-offin gjysmëfinal në tetor dhe play-off i fundit në nëntor”.

Fillimisht ishte paraparë që ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe ndeshjet e tjera të “play-off”-it të luheshin në shtator, por të gjitha federatat pjesëmarrëse të këtij ‘play-off”-i e shprehën qëndrimin e tyre që ato të luhen në tetor ose nëntor, për çka tashmë i mbetet Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që në mbledhjen që do të mbajë të enjten të del me qëndrimin përfundimtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat