Lajm i madh, ndryshon futbolli

Futboll

Lajm i madh, ndryshon futbolli

Më: 22 prill 2020 Në ora: 17:28
Lajm i madh, ndryshon futbolli

Futbolli do të ndryshojë pas koronavirusit! Të paktën, kjo është përshtypja. Në financa, në ide, në projekte dhe sidomos në mënyrën se si do të trajtohet.

Janë të bindur të gjithë, edhe “Il Messaggero”, gazeta romane, që në edicionin e sotëm ka publikuar edhe një ndryshim që pritet të ndodhë në “Fair Play Financiar”, pra kufiri që vendos UEFA dhe organi i zgjedhur për të kontrolluar bilancet dhe për të ndëshkuar ata që abuzojnë me investimet duke kaluar shumë arkëtimet, shkruan telesport.

Që në Komitetin Ekzekutiv, UEFA kishte shprehur qëllimin për të lehtësuar klubet dhe federatat sa i përket FFP dhe licencat në kompeticionet UEFA për klube nga sezoni 2020-21, me shtyrje për procedurat e lidhura me licencat për vlerësimin e të ardhurave financiare të deklaruara nga klubet.

Sezonin tjetër nuk do të jetë e nevojshme të prezantohet buxheti 2020-21, por konfirmohet rregulli i Break-even, barazimi mes parave që futen dhe atyre që dalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat