Bie ndesh me rregullat e ligës

Futboll

Bie ndesh me rregullat e ligës

Më: 26 prill 2020 Në ora: 15:08
Bie ndesh me rregullat e ligës

Bajerni ka reaguar mbi spekulimet e shumta që po bëhen në lidhje me ardhjen e Aleksandër Nybelit në fund të sezonit dhe çështjes “Nojer”. 

Në një deklaratë zyrtare në faqen e klubit, Karl Hainc Rumenige tha se: “Në javët e fundit janë shkruar shumë shkrime mbi Aleksandër Nybel. Në emër të klubit të Bajernit të Mynihut dua të qartësoj disa detaje: Çdo vendim që merret për lojtarët bëhet me pëlqimin e trajnerit Hansi Flik.

Ky i fundit është shumë i lumtur për ardhjen e portierit të talentuar. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në të ardhmen jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë Europën. Jemi të bindur që Aleksandër do të bëhet një nga portierët më të mëdhenj me ndihmën e Manuel Nojerit. Cilësitë dhe eksperienca e madhe e kapitenit tonë do të jenë një motivim më i madh për të.

Kështu do t’ju lutesha që komentet në lidhje me lojtarët e tjerë të kursehen, kjo bie ndesh me rregullat e vendosura nga liga”, tha Rumenige duke lëshuar një mesazh të qartë se kampionët në fuqi nuk do të lejojnë të baltosen nga askush.

Kujtojmë se kjo çështje ka ndikuar jo pak në imazhin e klubit më të titulluar në Gjermani. Bavarezët kërkojnë t’i rikthehen sa më shpejt fushës së blertë për të harruar çdo keqkuptim që ka ndodhur në javët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat