Sulmuesi i Juventusit vazhdon të stërvitet

Futboll

Sulmuesi i Juventusit vazhdon të stërvitet

Më: 26 prill 2020 Në ora: 15:50
Sulmuesi i Juventusit vazhdon të stërvitet

Ndonëse është i izoluar në shtëpinë e tij ën Portugali, kjo nuk e ndalon Kristiano Ronaldon që të jetë në një formë shumë të mirë.

Sulmuesi i Juventusit vazhdon të stërvitet në kushte shtëpie, në mënyrë që të jetë gati për rifillimin e kampionatit. Ronaldo pas një stërvitje rraskapitëse, ka vendosur që të ndajë një foto me fansat e tij në rrjetet sociale, që janë të shumtë në numër.

Rezultati i stërvitjet duket qartë te këmbët e futbollistit, i cili gjithashtu është bërë edhe ujë në djersë.

35-vjeçari po pret me padurim që të vendoset rifillimi i kampionateve dhe të rikthehet në Itali, ku do të kërkojë të fitojë trofe me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat