Frikë - Bota Sot
Frikë

Futboll

Frikë

Më: 26 prill 2020 Në ora: 17:15
Frikë

Shumica e italianëve mendojnë që ky sezon futbollistik në Apenine nuk duhet të rifillojë. Në një sondazh të zhvilluar 64% e votuesve janë shprehur se kampionatet profesioniste të futbollit në Itali nuk duhet të rinisin këtë verë.

2/3 e atyre që kanë votuar kundër rinisjes së kampionateve e kanë arsyetuar qëndrimin e tyre me faktin se zbritja në fushë e futbollistëve nuk do të jetë e sigurt nga pikapamja sanitare.

1/3 ndërkohë mendojnë se futbollistët nuk duhet të jenë të privilegjuar përsa i përket testeve dhe tamponëve ndaj koronavirusit. Këta votues mendojnë që edhe të luash me dyer të mbyllura nuk është e sigurtë.

Ndërkohë 36% të cilët janë pro e rinisjes së kampionateve, mendojë se futbolli i luajtur duhet të rifillojë pasi mund të ndihmojë vendin në aspektin ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat