Pique e kujton fitoren e Barçës 6:2 ndaj Real Madridit, Casillas i reagon në mënyrë epike

Futboll

Pique e kujton fitoren e Barçës 6:2 ndaj Real Madridit, Casillas i reagon në mënyrë epike

Më: 3 maj 2020 Në ora: 12:48
Gerard Pique

Gerard Pique e ka kujtuar fitoren historike të Barcelonës 6:2 kundër Real Madridit midis Santiago Bernabeut 11 vjet më parë, por reagimi i Iker Casillas në postimin e tij ishte po aq epik.

Mbrojtësi Pique ishte pjesë e formacionit startues dhe e shënoi njërin prej golave natën e 2 prillit 2009.

Pique zgjodhi ta kujtojë këtë fitore historike përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.

Shkrimit ia bashkëngjiti një video nga goli i fundit i Barcelonës në atë takim, por Casillas, i cili ishte në portën e Real Madridit atë natë, iu përgjigj Piques duke ia kujtuar numrin e trofeve që i ka fituar Reali në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat