Tottenham në pole position për transferimin e yllit të Barcelonës

Futboll

Tottenham në pole position për transferimin e yllit të Barcelonës

Më: 4 maj 2020 Në ora: 08:08
Ivan Rakitic

Siç raporton “Mundo Deportivo”, Tottenham është favorit për të firmosur me Ivan Rakitic.

Kroati pritet të largohet nga Barcelona pas pesë viteve në Camp Nou, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Juventusi, Interi, Sevilla dhe Atletico Madrid.

Mirëpo në garë për Rakitic është përfshirë edhe Tottenham dhe Spurs mund ta sigurojnë kartonin e tij duke përfshirë në operacion Ndombelen, për të cilin ka shfaqur interesim Barcelona.

Rakitic këtë sezon ka humbur vendin startues në formacion pas transferimit të Frenkie De Jong nga Ajaxi.

Mesfushori kroat ka gjithsej 299 paraqitje për Barcelonën, ku ka shënuar 35 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat