U rishfaq katër vjet pasi u shpall i vdekur...

Futboll

U rishfaq katër vjet pasi u shpall i vdekur...

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:01
U rishfaq katër vjet pasi u shpall i vdekur...

Ish-futbollisti i Schalkes, Hiannick Kamba, është gjetur i gjallë në Gjermani, pothuajse katër vjet pasi ishte shpallur i vdekur në një aksident trafiku.

Ish-mbrojtësit nga Kongo, i cili kishte luajtur përkrah portierit Manuel Neuer gjatë kohës së tij në Schalke, ishte raportuar i vdekur në janar të vitit 2016, pasi thuhej se kishte qenë pjesë e një aksidenti trafiku në vendlindjen e tij.

Klubi i atëhershëm i futbollistit Kamba, klubi gjerman Vfb Huls, i kishte konfirmuar lajmet se futbollisti nga Kongo kishte ndërruar jetë në mënyrë tragjike në një aksident trafiku.

Megjithatë, futbollisti që tani është 33-vjeçar është gjetur i gjallë në qytetin gjerman Gelsenkirchen dhe tani mund të përballet me betejë ligjore me prokurorë.

Prokurori Anette Milk ka zbuluar se është duke e hetuar rastin dhe ish-bashkëshorten e Kambas, e cila mori shumë gjashtëshifrore për sigurimin jetësor të futbollistit, pas vdekjes së supozuar të tij.

Ish-bashkëshortja e tij e kishte kërkuar dëmshpërblimin për sigurimin jetësor të futbollistit kur ishte raportuar për vdekjen e tij.

Pasi që ajo i kishte dërguar disa dokumente për vdekjen e tij te kompania e sigurimeve, tani ajo përballet me akuza për mashtrim, pasi që ato dokumente ishin të falsifikuara.

Gazeta gjermane Bild më tutje raporton se Kamba do të jetë i thirrur si dëshmitar në seancat gjyqësore.

33-vjeçari ishte kthyer në Gjermani në vitin 2018, ku punon si teknik kimik për një kompani të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat