Çfarë flitet për Robbenin?

Futboll

Çfarë flitet për Robbenin?

Më: 6 maj 2020 Në ora: 15:03
Çfarë flitet për Robbenin?

Arjen Robben e la futbollin një vit më parë, por ka ende që besojnë si holandezi mund të tregojë cilësitë e tij në fushën e blertë. Botafogo në Brazil po tenton ta bindë anësorin të ndryshojë mendje dhe të luajë të paktën edhe një sezon tjetër.

Ky është synimi i zëvendëspresidentit të shitjeve dhe marketingut, Ricardo Rotenberg. “Për mua ishte lojtari më i mirë në Kupën e Botës 2014. Ai është idhulli im dhe mendoj se është një lojtar i shkëlqyeshëm.

Ka risk sepse ai ka qëndruar shumë kohë pa luajtur. Kam tentuar dhe më është përgjigjur, duke u shprehur i lumtur për interesimin e Botafogo. I kërkova Marcos Leite (Menaxheri i Yaya Toure) të më ndihmonte për të kontaktuar Robben.

Ai gjeti kontaktin dhe foli me menaxherin e tij. Kjo ishte ndihma që më dha”, është shprehur Rotenberg për “Canal do TF”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat