Flet Zorani për Prishtinë, për tifozët shqiiptar, kujton dy gjëra emocinuese

Futboll

Flet Zorani për Prishtinë, për tifozët shqiiptar, kujton dy gjëra emocinuese

Më: 7 maj 2020 Në ora: 13:43
Flet Zorani për Prishtinë, kujton dy gjëra emocinuese

Zoran Batroviq e kujton foton e ëmbël: Edhe sot i falënderoj shumë për tortën. Falenderim i madh edhe për tifozët e Prishtinës

Kanë kaluar 37 vite nga kjo fotografi e rrallë dhe shumë atraktive nga derbi Prishtina-Partizani i Beogradit, zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë në vitin 1983, para afro 40.000 shikuesve, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.

E, Zoran Batroviqi, ish sulmuesi i gjeneratës së artë të KF Prishtina të viteve të 80-ta, fotografinë e kujton me mall të madh.

E veçanta e kësaj fotoje është se në atë ndeshje të madhe ish-sulmuesi malazez e kishte ditëlindjen (4 qershor 1958) dhe atij i ishte bërë një befasi e këndshme nga ëmbëltorja Elida.

Pronarë të ëmbëltores Elida ishin tre vëllezërit: Nexhat Mustafa, Mustafë Idrizi dhe Qatip Mustafi nga Tetova.

Batroviq mbushte 24 vjet atëkohë para sfidës me Partizanin e Beogradit.

“Ishte një surprizë për mua para derbit me Partizanin e Beogradit në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

E sollën një tortë të madhe. Edhe sot i falënderoj shumë të gjithë për tortën. Falenderim i madh edhe për tifozët e Prishtinës. Unë atë ditë e kisha ditëlindjen, mbushja 24 vjet.

Kënaqësia ishte edhe më e madhe sepse atë ditë e mposhtëm Partizanin e madh me rezultat 2:1. Unë dhe Fadil Vokrri i patëm shënuar golat”, kujton ish-sulmuesi Zoran Batroviq për gazetarin Reshat Ibrahimi. Ai sot jeton në Podgoricë të Malit të Zi.

Zoran Batroviq së bashku me Fadil Vokrri (i ndjerë) përbënin dyshen e frikshme për çdo kundërshtarë.

Ps; Në foto janë: Sahit Kelmendi, Fadil Vokrri (i ndjerë), Zoran Batroviq dhe ulur Fadil Muriqi, në anën tjetër Nikica Klincarski dhe Dragan Mance (i ndjerë, i pari djathtas).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat