Lojtari spanjoll refuzon të kthehet

Futboll

Lojtari spanjoll refuzon të kthehet

Më: 7 maj 2020 Në ora: 13:46
Lojtari spanjoll refuzon të kthehet

Mbrojtësi i Cadizit, Rafael Gimenez Jarque – i njohur si “Fali” – është bërë lojtari i parë në Spanjë që ka refuzuar t’i kthehet stërvitjeve dhe ka hequr dorë edhe nga paga e tij.

Fali 26-vjeçar, që ka regjistruar 23 ndeshje në Kategorinë e Dytë të Spanjës këtë stinor, shqetësohet për shëndetin pas krizës së koronavirusit.

Spanja ishte futur në gjendje emergjente nga 13 marsi, por ka nisur të zbuten masat dhe klubet pritet të rifillojnë stërvitjet individuale pas testimit të lojtarëve për koronavirus.

Fali ka vendosur të mos testohet.

“Unë nuk planifikoj të luaj futbolldhe nuk do të kërkoj pagë, pasi jam lojtar me parime. Unë nuk dua pagë, pasi nuk e meritoj. Me rëndësi është shëndeti im dhe i vajzave të mia. Nuk do të flas me emra, por ka lojtarë tjerë që po frikësohen të luajnë, ata më kanë thënë këtë”, ka deklaruar Fali për “Cadena Cope”. “Unë kam pak kursime, nëse më duhet të gjej një punë tjetër do ta bëj këtë. Por, nuk dua të ekspozoj veten dhe familjen time. Futbollistët duken si superheronj, por ne jemi vetëm njerëz të thjeshtë dhe unë do të pres. Ndoshta pas 10 apo 15 ditëve, do të kthehem në stërvitje”.

Presidenenti i Cadizit, Manuel Viczaino e kupton refuzimin e lojtarit, por ai është i bindur se Fali do të kthehet.

“Ai e ka gabim, por nuk po e gënjen askënd. Ai ka frikë dhe duhet të punojmë t’ia largojmë atë frikë. Unë mendoj se do ta kthej Falin”, ka deklaruar Vizcaino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat