Pritet që Hysaj të largohet...

Futboll

Pritet që Hysaj të largohet...

Më: 7 maj 2020 Në ora: 14:34
Pritet që Hysaj të largohet...

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni. Kapiteni i Kombëtares sonë do të largohet në verë, për të shmangur transferimin me kosto zero në verën e vitit 2021.

Shkodrani nuk ka rinovuar kontratën me klubin napolitan, edhe pse ishte në tratativa prej kohësh. Lajmin e ka dhënë Mario Giuffredi, agjent i mbrojtësit në një intervistë të dhënë për “Kiss Kiss Napoli”.

“I kemi komunikuar Napolit dhe presidentit De Laurentiis, që nuk do të rinovojmë kontratën. Vullneti është që të largohet. Vendimin ja kemi 15-20 ditë më parë, tani edhe Napoli ka interes që të gjejë një zgjidhje për futbollistin, duke parë se i skadon kontrata. Në këtë sension merkatoje mund të ketë 1000 kthesa gjatë tratativave. Ne ja kemi thënë vendimin tonë De Laurentiis”, u shpreh Giuffredi.

Pritet që Hysaj të largohet te skuadra e Romës, që e kërkon prej muajsh, por skuadra e Napolit nuk e lejoi këtë lëvizje. Shkodrani do të ketë mundësinë për të luajtur titullar te ekipi verdhekuq, duke rigjetur vazhdimësinë e munguar deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat