PSG kërkon skonto për Icardin, fut edhe një futbollist në marrëveshje

Futboll

PSG kërkon skonto për Icardin, fut edhe një futbollist në marrëveshje

Më: 9 maj 2020 Në ora: 06:36
Icardi

Paris Saint Germain duket e bindur për të blerë përfundimisht Mauro Icardin, por duke parë edhe krizën e shkaktuar nga pandemia Covid-19, ka kërkuar nga Interi një ulje të pretendimeve ekonomike.

Sipas marrëveshjes së huazimit që u nënshkrua në 2019-ën, parizienët duhet të paguajnë 70 milion euro për të zotëruar kartonin e sulmuesit, një shifër që për momentin kampionët e sapo shpallur sërish të Francës nuk janë të bindur dhe për këtë arsye synojnë që zikaltërit ta rishikojnë atë akord, duke reduktuar disi shifrën e përmendur më herët.

Madje francezët janë të gatshëm të dërgojnë në Milano edhe Julain Draxler, vetëm e vetëm që 70 milion eurot të mos paguhen të gjitha me para, por një pjesë të konvertohet me kartonin e gjermanit. Nëse konfirmohet përfshirja e Draxler, atëherë Interi mund të bindet dhe të pranojë ofertën e re të PSG-së.

Mauro Icardi deri në çastin kur në Francë u vendos fundi i sezonit, kishte realizuar 12 gola në kampionat, ndërsa ka shënuar edhe 5 gola në Champions League, dhe 3 në Kupën e Ligës.

Interesi për 27-vjeçarin nuk mungon dhe nuk dihet nëse plani i parizienëve është për ta mbajtur përfundimisht në skuadër Icardin apo për ta shitur kartonin e tij për një ofertë të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat