Bundesliga në rrezik?

Futboll

Bundesliga në rrezik?

Më: 12 maj 2020 Në ora: 15:13
Bundesliga në rrezik?

Bundesliga në rrezik? Një lajm i tillë ka qarkulluar në mediat gjermane.

Arsyeja? Asnjë arbitër nuk ka kryer ende një test për të parë nëse është i infektuar apo jo nga Koronavirusi.

Vëmendja ka qenë aq shumë e përqendruar te skuadrat dhe lojtarët, saqë “xhaketat e zeza” janë lënë në harresë nga Liga Gjermane e Futbollit.

Shefi i arbitrave gjermanë është shprehur se ata gëzojnë një formë të mirë dhe janë gati për të rinisur kampionati.

Ai gjithashtu shtoi se asnjë nga arbitrat që militon në Bundesligë dhe Bundesliga 2 nuk ka patur simptoma të COVID-19 gjatë kësaj periudhe.

Gjithsesi, ai i siguroi të gjithë që ata do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë për të shmangur çdo infektim të mundshëm, edhe pse kontakti midis tyre dhe lojtarëve është pothuajse zero.

Ata gjithashtu do të kryejnë edhe një test fizik për të parë formën, edhe pse stërvitjet janë kryer në kushte shtëpie për shkak të sigurisë së vogël që kishte ekspozimi në natyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat