Edhe kjo gjë e gjen Heung Min Son’in

Futboll

Edhe kjo gjë e gjen Heung Min Son’in

Më: 17 maj 2020 Në ora: 14:49
Edhe kjo gjë e gjen Heung Min Son’in

Heung Min Son më në fund e kreu me sukses detyrën ushtarake në Korenë e Jugut dhe këtë fundjavë u rikthye në Londër për të vazhduar karrierën e tij si futbollist.

27-vjeçari, i cili kishte marrë urdhërin për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak në vendin e tij, shërbeu me sukses për 3 javë në forcat detare të Koresë së Jugut, ku ishte caktuar me detyrë në ishullin e Jeju që gjendet në jug të vendit.

Shërbimi ushtarak i Son zgjati shumë pak për shkak se në vitin 2018 ai fitoi medaljen e artë për Korenë e Jugut në futboll në lojrat Aziatike dhe shërbimi ushtarak për merita të veçanta ju reduktua nga 21 muaj në 3 javë.

Vetë lojtari i Tottenham sapo ishte kthyer nga një dëmtim në krah nuk do të jetë e nevojshme që të kryejë periudhën e karantimit, vetëm nëse rezulton pozitiv për koronavirusin.

Ai do të nisë menjëherë nga stërvitja indidivuale këtë të hënë, me shtetin britanik që do të hedhë hapin e parë drejt rihapjes së futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat