S’rikthehet prej COVID-19, lojtari i Liverpooli komenton veprimin e Kantesë - Bota Sot
S’rikthehet prej COVID-19, lojtari i Liverpooli komenton veprimin e Kantesë

Futboll

S’rikthehet prej COVID-19, lojtari i Liverpooli komenton veprimin e Kantesë

Më: 22 maj 2020 Në ora: 20:35
N’Golo Kante

Premier League është rikthyer në stërvitje, pasi shumë shpejt pritet të rifillojë kampionati. Dy futbollistë kanë refuzuar të stërviten me skuadrat e tyre nga frika e madhe prej COVID-19. N’Golo Kante dhe Troy Deeney janë të vetmit që nuk duan të zbresin në fushë dhe klubet i kanë mirëkuptuar.

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, ka komentuar veprimet e rivalëve të tij. “I respektoj plotësisht mendimet dhe vendimet e tyre për të mos u rikthyer në stërvitje. Mendoj se çdokush është në situata të ndryshme familjare.

“Nëse nuk ndihesh rehat, apo i sigurt, askush nuk duhet të të detyrojë të shkosh në punë dhe të të vërë në presion. I respektoj djemtë që nuk ndihen të sigurtë dhe shpresoj që ata të respektojnı vendimin tim dhe të të tjerëve që janë kthyer në fushë”, – tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat