Edhe një futbollist me koronavirus

Futboll

Edhe një futbollist me koronavirus

Më: 24 maj 2020 Në ora: 13:27
Edhe një futbollist me koronavirus

Bournemouth ka konfirmuar se një futbollist i skuadrës ka rezultuar pozitiv me koronavirus “Covid19”.

Gjatë ditëve të fundit klubet angleze kanë përfunduar rundin e dytë të testimeve të futbollistëve dhe stafit, ku kanë rezultuar dy raste me koronavirus.

Ndërsa, sot klubi anglez Bournemouth konfirmoi se një futbollist i tyre është me koronavirus.

Emri i futbollistit ende nuk është bërë i ditur por pritet që të bëhet publik gjatë ditës.

Nën protokollin e ri të Premierligës, çdo person që del pozitiv duhet t’i kalojë shtatë ditë i vetëizoluar para se të testohet sërish. Nëse testet u dalin negativ, atëherë ata do të mundë të kthehen në stërvitje.

Kujtojmë se klubet angleze javën e kaluar u lejuan të stërvitën në grupe nga Qeveria e Anglisë por ende nuk është caktuar një datë për vazhdimin e Premierligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat