Juve gati 4 futbollist për firmën...

Futboll

Juve gati 4 futbollist për firmën...

Më: 31 maj 2020 Në ora: 14:44
Juve gati 4 futbollist për firmën

Skuadra e Juventusit kërkon me çdo kusht sulmuesin e Fiorentinës, Federiko Kieza.

Italiani pëlqehet shumë nga ‘Zonja e Vjetër”, e cila është e gatshme që të ofrojë 4 futbollistë të tjerë.  

Mediat italiane raportojnë se Juventusi është gati të përfshijë Matia Perinin, Daniele Ruganin, Luka Pelegrinin dhe Kristian Romeron, për të marë firmën e sulmuesit të Fiorentinës.

Ndërkohë presidenti i Fiorentina, Roko Komiso, ka thënë se nuk do ta pengojë lojtarin që të transferohet te një skuadër më e madhe, nëse ai dëshiron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat