Chelsea u përpoq ta transferonte Coutinhon në moshën 14-vjeçare

Futboll

Chelsea u përpoq ta transferonte Coutinhon në moshën 14-vjeçare

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 20:48
Philippe Coutinho

Chelsea u përpoq të nënshkruajë me Philippe Coutinho kur ishte vetëm 14 vjeçar, ka zbuluar Brendan Rodgers.

Rodgers, tani trajner i Leicester, u bashkua me grupin e stërvitjes nën Jose Mourinhon në vitin 2004, duke punuar si trajner i të rinjve dhe më vonë menaxher i rezervave.

Kur irlandezo-veriori zuri vendin te Liverpool, ai transferoi Coutinhon në ‘Anfield’ në 2013.

“Kur shikoja ekipin në gjashtë muajt e parë, kishte disa përbërës që na mungonin”, i tha Rodgers The Beautiful Game Podcast.

“Philippe ishte ai që e njihja nga ditët e mia në Chelsea, sepse ne u përpoqëm ta çonim atë te Chelsea kur ishte 14 vjeç, por ai tashmë ishte angazhuar në Inter”.

“Ne biseduam rreth tij gjatë verës dhe i mbajtëm kontaktet me të, menjëherë ai u bë i disponueshëm dhe në moshën 19-vjeçare mendova [si trajner i Liverpoolit]:” Uaaa, le ta marrim këtë djalë”, zbuloi Rodgers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat