Sfidë për frontin europian

Futboll

Sfidë për frontin europian

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:06
Sfidë për frontin europian

Laçi dhe Teuta do të sfidojnë njëri-tjetrin sot në orën 17:00. Kurbinasit dhe durrsakët synojnë të marrin pjesë në Europë dhe përballjet midis tyre kanë qenë gjithmonë të ndezura.

I plotë para sfidës direkte Skuadra e Laçit do të presë në shtëpi një nga ekipet me të cilat rivalizon për një vend në zonën europiane.

Për përballjen me Teutën, trajneri Armando Cungu nuk pritet që të ketë mungesa.

Në këtë përballje kurbinasit do të synojnë që të ruajnë vendin aktual ku janë, duke frenuar një nga ekipet ndjekëse. Pas eliminimit në Kupë, fokusi i kurbinasve do të jetë vetëm podiumi i kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat