Tifozët e sulmojnë autobusin e skuadrës

Futboll

Tifozët e sulmojnë autobusin e skuadrës

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 15:07
Tifozët e sulmojnë autobusin e skuadrës

Futbollistët e skuadrës së njohur portugeze, Benfica, janë sulmuar nga tifozët e tyre.

Tifozët e Benficas ishin të zemëruar për shkak të rezultatit të dobët të skuadrës së tyre në ndeshjen ndaj Tondelas.

Benfica luajti pa gola (0:0) dhe kështu humbi mundësinë për ta zotëruar vendin e parë në tabelë. Pas ndeshjes, tifozët e sulmuan autobusin me të cilin po udhëtonte skuadra.

Futbollistët Andrija Zivkovic dhe Julian Wigl e pësuan keq pas sulmeve me gurë dhe u transportuan në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat