Messi: Mezi po pres të luaj në Camp Nou sërish - Bota Sot
Messi: Mezi po pres të luaj në Camp Nou sërish

Futboll

Messi: Mezi po pres të luaj në Camp Nou sërish

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 20:20
Messi

Barcelona u stërvit të shtunën në fushën e Camp Nou të shtunën dhe kapiteni argjentinas i skuadrës, Lionel Messi, më vonë e shprehu lumturinë e tij që pati mundësi të kthehet në stadium.

Aktivitetet sportive në Spanjë u pezulluan në muajin mars shkaku i përhapjes së koronavirusit. Para pak javësh u kthyen seancat stërvitore në kampet e klubeve, ndërsa së shpejti do të rinisë edhe kampionati në La Ligë.

Për gjendjen fizike të kapitenit 32-vjeçar të Barcelonës, Lionel Messit, ka pasur shumë spekulime, pasi që ai mungoi në disa seanca stërvitore të klubit katalonas. Fillimisht ishte sugjeruar se Messi thjesht po stërvitej larg skuadrës, prapa kamerave, individualisht.

Megjithatë, dje Barcelona e konfirmoi se gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë është duke vuajtur nga një lëndim jo shumë serioz. Por, kampionia në fuqi e Spanjës është e bindur se kapiteni i katalonasve do të kthehet së shpejti në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Quique Setien dhe se do të jetë gati për rinisjen e La Ligës.

Messi nuk u stërvit as sot me pjesën tjetër të skuadrës, mirëpo ai pati mundësi të stërvitet individualisht dhe pas stërvitjes e publikoi një fotografi në Instagram.

“Me të vërtetë më ka munguar ky vend. Mezi po pres të luaj këtu sërish”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat