Hysaj nuk do të rinovojë me Napolin

Futboll

Hysaj nuk do të rinovojë me Napolin

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 13:50
Hysaj nuk do të rinovojë me Napolin

Elseid Hysaj nuk do të rinovojë me Napolin kontratën që i skadon në vitin 2021. Ai do të largohet në verë, ndërsa destinacioni i tij mbetet ende i paqartë.

Roma nuk është një ide e re për mbrojtësin shqiptar, por formula e kalimit në kryeqytetin italian po.

Fillimisht u mendua se mund të ishte një zëvendësim kokë me kokë i shkodranit me mbrojtësin e Romës, Rick Karsdorp, por Calciomercato zbulon një tjetër ide.

Hysaj dhe Ospina mund të kalojnë në kryeqytet për Karsdorp dhe Federico Fazio. I pari do të kthehet nga huazimi te Feynordi në Holandë, i dyti nuk ka gjetur shumë hapësira.

Napoli nga krahu tjetër do të luajë një tjetër kartë, Cengiz Under. Ata e duan turkun prej kohësh dhe mund të jetë momenti i duhur për të kërkuar një shkëmbim me lojtarin e Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat