Thaçi ka një propozim interesant për stadiumin 'Fadil Vokrri'

Futboll

Thaçi ka një propozim interesant për stadiumin 'Fadil Vokrri'

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 18:00
Thaçi ka një propozim interesant për stadiumin 'Fadil Vokrri'

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), Edmond Thaçi, ka një propozim interesant.

"Sot po e kujtojme dhe nderojme legjenden tone, futbollistin me te madh te te gjitha koheve ne futbollin tone ne 2 vjetorin te shkuarjes se tij ne amshim. Personalitete te tilla sigurisht qe jetojne nje ne 50 apo edhe me shume vite.

Kur te gjithe shqiptaret anembane botes kujtojne gjeniun e fushes se blerte, teme diskutimi koheve te fundit eshte edhe ndertimi i stadiumit te ri nacional ne Kosove.
Vokrri se bashku me shoke tjere te gjenerates se arte te Prishtines, ishin vlera me sublime e nje kombi te tere. Legjenda jone ishte arsye qe grumbullonte shqiptaret kudo qe jane ne “koloseumin” e famshem ne Prishtine per te pare levizjet dhe golat e tij magjike nga afer.


Jam i vetedijshem qe te kemi sa me shume stadiume te futbollit ne vendin tone, mirepo pushtetaret tane do te duhej te kishin parasysh qe stadiumin e tanishem “Fadil Vokrri”, ta bejne arene nacionale. Rritja e kapacitetit te stadiumit dhe mbulimi i tribunave te saja, vetem sa do ta benin me madheshtore siç ishte vet ai, kurse mjetet qe ishin parapare te ndaheshin per stadiumin nacional, nje pjese e tyre te ndahej edhe per stadiumet e qyteteve tjera.

Nese Fadil Vokrri ka qene shembull dhe sinonim i bashkimit te gjithe shqiptareve, atehere le te jete edhe arena nacionale ne emrin e tij. Zaten, kjo kombetare qe kemi tani dhe po na ben krenar, ka qene edhe amaneti i tij qe duhet ta ruajme dhe ta kultivojme me dekada e shekuj", shkruan Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat