Juventus, Buffon do të vendosë një rekord tjetër

Futboll

Juventus, Buffon do të vendosë një rekord tjetër

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 08:03
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon ndjek një rekord tjetër.

Portieri i Juventus-it, protagonist në shumë suksese të arritura në karrierën e tij si profesionist, kërkon të ngrejë në qiell një tjetër trofe, atë që do të bënte lojtarin më fitues edhe në Kupën e Italisë.

Siç ka kujtuar Repubblica, Buffon ndjek trofeun numër 6, ose më saktë atë që do ta ndihmonte të kalonte Roberto Mancini-n për numrin e trofeve të Kupës së Italisë së fituar.

Pesë deri më sot sukseset e arritura, po aq sa trajneri aktual i Italisë. Ja pse portieri legjendar kërkon të eliminojë Milan-in në gjysmëfinale dhe më pas ta fitojë trofeun kundër fitueses së çiftit Napoli-Inter.

Për Buffon do të ishte një gëzim i dyfishtë dhe një rekordi i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat