Po shkëlqen në Bundesligë

Futboll

Po shkëlqen në Bundesligë

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 13:34
Po shkëlqen në Bundesligë

Të mendosh për më të mirën, pa i vënë kufij vetes. Kjo po ndodh me Patrik Schick, i cili gjeti lumturinë profesionale pas huazimit të Gjermani te Leipzigu. 10 gola në 19 ndeshje, sulmuesi në pronësi të Romës ka fituar besim dhe tani po tërheq vëmendjen e klubeve të ndryshme.

Leizpigu, që i dha mundësinë e ringritjes, kërkon të blejë kartonin e tij, por duke shpenzuar më pak se 29 milionë eruro të vendosura në fillim të sezonit në marrëveshjen me verdhekuqtë, para se Koronavirusi të shkaktonte këtë krizë financiare. Për qendërsulmuesin çek, në fakt, janë interesuar edhe disa klube nga Premier League, si Evertoni dhe Tottenhami.

Por çfarë dëshiron vetë Schick? Ai ndihet shumë mirë në Bundesligë, falë mundësisë që i dha Leipzigu, pas dy sezoneve zhgënjyese te Roma. Por, sipas portalit spanjoll, “Don Bàlon”, nëpërmjet përfaqësuesve të tij, çeku i është propozuar Real Madridit.

Trajner i “Los Blancos”, Zinedine Zidane, është në kërkim të një sulmuesi për ta rreshtuar krah Karim Benzemasë, duke parë që Jovic dhe Mariano Diaz nuk kanë bindur. Ideja e Schick është ta provojë fatin në një nga klubet me të mëdha në Europë. Por a do ta bëjë realitet ëndrrën e tij? Duhet të jetë me shumë fat...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat