Grumbullohet sulmuesi shqiptar

Futboll

Grumbullohet sulmuesi shqiptar

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 15:49
Grumbullohet sulmuesi shqiptar

Pas stërvitjes së fundit të mëngjesit në “Continassa”, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka bërë të ditur listën e lojtarëve të thirrur për gjysmëfinalen e kthimit të “Coppa Italia”, e planifikuar për sonte, nga ora 21:00, kundër Milanit. Midis 23 lojtarëve të grumbulluar spikasin tri mungesa të shkëlqyera: Gonzalo Higuain, Giorgio Chiellini dhe Aaron Ramsey.

Të gjithë emrat e tjerë të mëdhenj janë në dispozicion të trajnerit bardhezi, përfshirë Ronaldo dhe Dybala. Gjithashtu u thirrën 5 lojtarë nga U-23, mes të cilëve bën pjesë edhe shqiptari Giacomo Vrioni. Ja lista e publikuar nga Sarri:

PORTIERE: Szczesny, Buffon, Pinsoglio.
MBROJTES: Rugani, De Sciglio, De Ligt, Danilo, Alex Sandro, Cuadrado, Bonucci.
MESFUSHORE: Rabiot, Pjanic, Khedira, Bentancur, Matuidi, Muratore.
SULMUES: Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Bernardeschi, Zanimacchia, Olivieri, Vrioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat