Vrioni merr ftesën e Sarrit

Futboll

Vrioni merr ftesën e Sarrit

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 16:27
Vrioni merr ftesën e Sarrit

Një lajm i mirë vjen nga Italia. Xhakomo Vrioni ia ka dalë të sigurojë një vend në listën e Sarrit për ndeshjen e sotme kundër Milanit.

Juventusi do të synojë finalen e Kupës së Italisë, por fillimisht duhet të kalojë kuqezinjtë në ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales. Sulmuesi shqiptar ka qenë në stërvitje të pandërprerë me ekipin e parë të Juventusit që nga momenti i rikthimit pas pandemisë dhe puna e bërë prej tij ka marrë tani shpërblimin.

Nisur nga mungesa e Higuain dhe nga kalendari i ngjeshur që i pret bardhezinjtë përpara, Vrioni ka shfrytëzuar kështu mundësinë që i është dhënë dhe e sheh veten tashmë në 23 lojtarët që Sarri do të ketë në dispozicion mbrëmjen e sotme.

Një hap i madh ky për lojtarin kuqezi, i cili tashmë duhet të shpresojë për të zbritur edhe në fushën e lojës dhe të bëjë debutimin e tij me fanellën bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat