Insigne zbulon sekretin e golit që i dhuroi finalen e kupës Napoli-t

Futboll

Insigne zbulon sekretin e golit që i dhuroi finalen e kupës Napoli-t

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 09:08
Lorenzo Insigne

Ylli i Napoli-t, Lorenzo Insigne, ka komentuar barazim 1-1 të marrë kundër Inter-it mbrëmjen e sotme, që i ka siguruar Napoli-t të tij finalen e Kupës së Italisë.

“Inter-i luajtir mirë, por ne bëmë pjesën tonë dhe luajtëm si skuadër. E donim finalen me çdo kusht dhe e arritëm. Tani duhet të rikuperojmë forcat dhe të jemi gati për finalen në pak ditë”, ka thënë Insigne për Rai Sport pas ndeshjes.

Në lidhje me aksionin që solli golin e barazimit dhe që u nis nga këmbët e portierit Ospina: “Ai ka këmbë shumë të mirë, e kemi provuar atë aksion disa herë në stërvitje. Ai shikoi që unë nisa vrapin, krijoi një kundërsulm të mrekullueshëm dhe ne shënuam”.

Mungesa e tifozëve: “Është e çuditshme të luash në një stadium të boshatisur, por ne duhet të bëjmë detyrën tonë. Ia dedikojmë këtë ndeshje atyre që kanë vuajtur gjatë kësaj periudhe dhe shpresojmë t’u kemi dhënë pak gëzim mbrëmjen e sotme”.

Finalja kundër Juventus-it: “Ndeshjet em Juventus-in janë të veçanta, duhet të jemi në maksimumin e formës, më mirë se mbrëmjen e sotme dhe do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka përfunduar Insigne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat