Arsenali ia ‘shuan’ shpresat Interit për Aubameyang

Futboll

Arsenali ia ‘shuan’ shpresat Interit për Aubameyang

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 13:02
Aubameyang

Interi i Antonio Contes është duke kërkuar sulmues gjatë këtij afati kalimtar të verës. E njëri ndër sulmuesit më të kërkuar aktualisht është edhe sulmuesi i Arsenalit, Aubameyang.

‘Zikaltërit’ kanë shprehur interesim për futbollistin nga Gaboni mirëpo trajneri i ‘Topgjinjëve’, Arteta ia ka shuar shpresat Interit duke theksuar se beson në rinovimin e kontratës së Aubameyang dhe se shprehet se ka një mardhënie shumë të mirë me lojtarin.

“Jam optimist për mundësinë e arritjes së nja akordi për rinovim. Ka nevojë që të ndihet i vlerësuar, që mbështetet nga ne dhe që duam që ai të mbetet. Në këtë moment jam shumë i lumtur për lojën që po bën dhe sjelljen e tij.”, tha Arteta.

“Kam një raport shumë të mirë me Aubameyang dhe e di se mund të diskutojmë së bashku për shumë gjëra. Për këtë fakt jam i bindur se ai është i lumtur që do të mbetet te Arsenali”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat