Nxënësi sfidon mësuesin!

Futboll

Nxënësi sfidon mësuesin!

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:17
Nxënësi sfidon mësuesin!

Premier League është kampionati i radhës që ringre siparin në situatën post Covid-19. Gara rinis me një super përballje Manchester City-Arsenal. Guardiola dhe Arteta dikur bashkëpuntor, tashmë rivalë. Tekniku katalanas nuk mund të ndihet komod në një sezon ku distanca me Liverpoolin kryesues është 25 pikë edhe pse me një ndeshje më pak. Për të rikuperuar distancen duket totalisht e pamundur, por të paktën objektivi është për ta zvogëluar disi atë ose kampionati të mbyllet me një seri rezultatesh pozitive. Situata nuk është aspak pozitive te Arsenali, aty ku topçinjtë e Londrës vuajnë mungesën e rezultateve dhe për më tepër e shohin veten larg zonës europiane.

Në Etihad Arsenali ka plot 3 vite që largohet me kokën ulur, fitorja e fundit në kampionat daton në janar të 2015-ës. Në kampionat në ndeshjet në transfertë  topçinjtë e Londrës e kanë harruar shijen e fitores, 5 barazime dhe vetëm 1 fitore ndaj West Ham-it. 

Ndërkohë Citizens në ndeshjet në shtëpi i kanë si një armë më tepër me 4 fitore në kampionat, 1 barazi dhe 1 humbje. Interesant është fakti për t’u parë sesi skuadrat do të jenë në aspketin fizik pas një pauze kaq të gjatë edhe pse përgatitjet në Angli në mënyre individuale kanë nisur që më 27 prill.

Në një situatë të tillë është e vështirë të bëhen parashikime se cila prej skuadrave do të arrije të shfaqet më mirë, por sigurisht ajo që dihet është fakti se të dyja ekipet duan ta rinisin kampionatin me një fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat