Miliarderi amerikan sfidon princin e Arabisë Saudite

Futboll

Miliarderi amerikan sfidon princin e Arabisë Saudite

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 15:38
Miliarderi amerikan sfidon princin e Arabisë Saudite

Biznesmeni amerikan Henri Moris i ka paraqitur klubit të Njukasëllit  një ofertë prej gati 390 milionë eurosh për të blerë të gjitha aksionet e tij.

Lajmi u raportua nga media e njohur britanike “Daily Mail”.

Manjati i medias sfidon hapur princin e Arabisë Saudite Mohamen bin-Salman, i cili në muajin prill i ka ofruar presidentit të Njukasëllit 335 milionë euro për ta blerë klubin. Por, ky proçes është ndërprerë pasi Organizata Botërore e Tregtisë akuzon Arabinë Saudite për pirateri mediatike.

Henri Moris zotëron një pasuri prej 6.2 miliardë eurosh. Ai garanton transmetimin televiziv për aeroportet, spitalet, duke krijuarn jë audiencë prej 85 milionë personash. Nga ana tjetër, Moris investon prej vitesh dhe në kartat e kreditit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat