Tronditet Real Madridi

Futboll

Tronditet Real Madridi

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:21
Tronditet Real Madridi

Isco vuan nga një dëmtim në kofshën e djathtë, siç njoftohet nga Real Madridi në një raport zyrtar mjekësor. Futbollisti nga Malaga humbet kësisoji jo vetëm ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Valencia në “Alfredo di Stéfano”, por duhet të qëndrojë rreth tri javë pushim. Kjo periudhë mund të ngërthejë rreth gjashtë ndeshje.

Stafi mjekësor i Real Madridit ka zbuluar situatën e lojtarit në faqen e internetit: “Pas testeve të kryera sot, lojtari ynë, Isco Alarcón, është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në kofshën e djathtë nga shërbimet mjekësore të Real Madridit. Në pritje të evolucionit”.

Isco u dëmtua mbrëmjen e së mërkurës, në stërvitjen që po kryente në “Valdebebas”.

Një pengesë serioze për Zidane, i cili e kishte llogaritur ish-lojtarin e Malaga për ndeshjen e sotme, kundër Valencia (22:00). Tashmë, nuk mund të mbështetet tek ai as në tri javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat