Kryeministri kërcënon për mbyllje stadiumesh

Futboll

Kryeministri kërcënon për mbyllje stadiumesh

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 14:11
Kryeministri kërcënon për mbyllje stadiumesh

Futbolli i hapur për publikun mund të jetë kthimi në normalitet por edhe kthimi në një situatë aspak të mirë sa i përket koronavirusit…

Kështu, kryeminisrtri i Bullgarisë, Boyko Borisov përpara gjysmëfinales së Kupës, mes CSKA Sofie dhe Botev Plovdiv kishte kërcënuar tifozët, të cilëve u ishte lejuar të hynin në stadium duke mbushur 30% të tribunave dhe se nëse nuk do të ishte respektuar ky prokoll qeveria mund të bënte hapa mbrapa dhe t’i mbyllte sërish stadiumet.

Një kërcënim që nuk vleu aspak, duke parë skenat e festimeve në tribunë për golat e CSKA që i dhanë trofeun ekipit. Veç kësaj, pati edhe trazira mes policisë dhe tifozëve që kishin blerë biletë dhe donin të hynin në sektor.

Në gol edhe Ali Sowe, ish-sulmuesi i Skënderbeut që ndezi publikun dhe tifozët e CSKA. Skuadra bullgare do të ndeshet në finale me Lokomotiv Plovdiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat