Pas 17 viteve, tifozi shqiptar i Liverpool mund t’i prej flokët

Futboll

Pas 17 viteve, tifozi shqiptar i Liverpool mund t’i prej flokët

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 23:26
Ukë Krasniqi

Skuadra e Liverpool pas 30 viteve ka arritur të shpallet kampion i Premier Ligës.

Të gjithë tifozët e kësaj skuadre i gëzohen këtij suksesi, por është një që i gëzohet më shumë se të tjerët.

Tifozi shqiptar, Ukë Krasniqi këtij lajmi i gëzohet më së shumti. Ai në vitin 2003 kishte dhënë një premtim se nuk do t’i prente flokët deri të shpallet kampion Liverpool.

Tashmë që premtimi u realizua, ai mund t’i prej flokët. Përmes një postimi në facebook, Krasniqi i është gëzuar shumë suksesit të skuadrës së tij.

Storia e Ukës ishte bërë virale në gjithë botën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat