Pioli flet para ndeshjes së vështirë

Futboll

Pioli flet para ndeshjes së vështirë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 17:27
Pioli flet para ndeshjes së vështirë

Stefano Pioli pretendon se Milani ka ndryshuar që pas humbjes 2-1 kundër Lacios. Milani ka shënuar 8 gola në tre ndeshjet e fundit dhe ka pësuar vetëm tre gola, por Pioli mendon se lojtarët e tij mund të bëjnë më shumë duke u nisur nga barazimi 2-2 ndaj Spalit.

“Është pjesë e AND-së tonë të fitojmë, ku numrat kanë qenë në favorin tonë. Ne kemi mentalitetin e duhur”, tha Pioli në konferencën për shtyp. “Duhet të provojmë të kontrollojmë ndeshjet. Në Ferrara kishim shumë raste dhe duhet të shënojmë më shumë. Tani më shumë sfida të vështira na presin”

Pioli vlerësoi Kjaerin: “Ai është një lojtar që me Romanjolin formojnë një dyshe mjaft të zgjuar. Ato komunikojnë mjaft mirë më njëri tjetrin”. Pioli shprehet se do ta marrë seriozisht ndeshjen ndaj Lacios edhe pse mungojnë Imobile dhe Kaisedo. “Lacio është një skuadër shumë e kompletuar. Edhe pa Imobilen dhe Kaisedon ata janë një ekip i fortë. Dy përmbysjet e fundit e vërtetojnë këtë”

Trajneri i Milanit foli edhe rreth situatës së Ibrahimoviçit ku tha: “Ibrahimoviç luajti 30 minuta kundër Spalit. Po stërvitet mirë, dhe mendoj ti japë disa minuta kundër Lacios”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat